Subscribe

Sot ne ekranin e Vizion Plus vjen emisioni komiko- satirik “Armik i Popullit”. Formati i ri është një parodizim i ngjarjeve qe ndodhin gjate javës, personazheve që njohim dhe gjithçkaje që e ndeshim në perditshmërinë tonë.

Nën moderimin e Ardit Roshit “Armiku i Popullit” nuk përjashton askënd dhe asgjë nga vëzhgimi i tij.

Të gjithë ndodhitë e javës dhe videot me përmbajtje në dukje normale, do të kthehen në një bashkësi të qeshurash, nëpërmjet komenteve të dy zërave jashtë ekranit dhe moderatorit në studio.

Edhe në këtë emision nuk do të mungojnë të ftuarit, ndërsa çdo javë do të trajtohet një tematikë delikate.  Të gjitha faktet dhe ndodhitë do te kalojnë në sitë, ndaj mos e humbisni sonte në mbrëmje në 20:30, “Armikun e Popullit” në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *