E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ardian Nezha emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit

Megjithë refuzimin publik te Dritan Gines për te lënë postin, prokurori i sapoemëruar i Elbasanit Ardian Nezha ka marre sot ne dreke detyren. I shoqëruar nga përfaqësuesi i Prokurorisë se Përgjithshme Kosta Beluri, Nezha ka zhvilluar nje takim rreth 20 minuta me stafin e prokuroreve te Elbasanit.

 

Ndërsa përfaqësuesi i Prokurorisë se Përgjithshme ka përcjellë shkresën e kryeprokurores Arta Marku për shkarkimin nga detyra te Dritan Gines dhe emërimin e Ardian Nezhes ne vend te tij. Mësohet se Gina ka  qene prezent ne takimin e shkurtër, por nuk ka lejuar zëvendësin qe te hyje ne zyrën e tij. Pas këtij refuzimi, Dritan Gines i është bere e qarte se për çfarëdolloj problemi, mund t’i drejtohej drejtuesve te organit te akuzës ose Gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë