Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur këtë të diel në emisionin “E-zonë” në “Vizion Plus” për efektet e punësimit të të huajve në tregun vendas, kërkesë që vjen si pasojë e emigracionit në rritje, ose ofertës së ulët.

Ai sqaroi se një punonjës i huaj nuk e nxjerr kurrsesi nga tregu i punës një shqiptar të kualifikuar.

Sipas tij, ardhja e punëtorëve nga vende të largëta aziatike nuk shkakton presion në sistemin e pagave, pasi një pjesë e tyre, në krahasim me shqiptarët, nuk ofrojnë cilësi dhe rendiment të lartë.

 

“Duhet të kemi parasysh efektet reale që ka papunësia në Shqipëri. Edhe ligji duhet ta përcaktojë qartë se çdo vend i lirë punë në ekonominë shqiptare afrohet në mënyrë transparente për shqiptarët. Kompanive iu lihet një kohë e caktuar për të gjetur punëtorin dhe ekspertin shqiptar. Nëse tregu ynë i punës nuk e afron këtë, për shkak të emigracionit të lartë dhe ofertës së ulët, kompanive iu lind e drejta që të marrin dhe punonjës të huaj. Nuk mund ta shohim me shumë frike ardhjen e ekspertëve, sidomos në sektorët konkurrues. Biznesi shqiptar do dëmtohej nëse kapitali mungon dhe ekonomia jonë do të kishte problemet e saj. Një i huaj nuk e nxjerr nga tregu i punës një shqiptar, nëse vetë ai nuk është i kualifikuar ose nuk ka dëshirën për ta bërë atë pune…Një pjesë e punëtorëve të huaj nuk e kanë rendimentin dhe cilësinë e punës që bëjnë shqiptarët. Nuk është vetëm te paga.”

 

Për Malajn, politikat publike duhet të përshtasin më mirë kërkesën dhe ofertat në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *