E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“80% e pensionit shkon për konsumim”, ekspertja: Kequshqehen, kanë shpenzime të mëdha edhe në medikamente

“Rritja e çmimeve, çfarë po ndodh?” është tema e kësaj të enjteje në studion e “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës.

E ftuar, ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiqi, ka ngritur shqetësimin për situatën ekonomike të pensionistëve.

Reklamë

Sipas saj, 80% e pensionit shkon për konsum, ndërsa pensionistët përballen me kosto të larta jo vetëm për ushqimet, por edhe për medikamentet.

Romina Radoshiqi: 80% e pensionit shkon për konsumim, në bazë të përllogaritjeve që kemi bërë ne. Nuk mund të ulen çmimet se u vendos pasqyra e çmimeve, por mos të ketë përfitime me abuzime. Për shembull në festat e Vitit të Ri do të ketë rritje nëpër supermarkete, kam idenë, sepse kështu ndodh gjithmonë. Ndërkohë, në BE është e kundërta, supermarketet kanë ulje.

Pensionistët jo vetëm që nuk do të kenë luksin të zgjedhin cilësinë. Pensionistët tanë kequshqehen, se kanë shpenzime të mëdha. Jo vetëm shporta e ushqimeve, por edhe tek medikamentet. Sa i përket studentëve, studentët janë keqmenaxhues. Nuk e ulin fuqinë blerëse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.