Ndërsa procesi i numërimit në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin vijon normalisht dhe rezultatet në rang kombëtar deri tani i japin përparësi Partisë Socialiste, ka reaguar ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Përmes një postimi në “Facebook”,  Ristani ka përçuar një mesazh, përmes së cilës lë të nënkuptohet që i adresohet kryedemokratit Lulzim Basha.

“Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallalleku, por nga ligesia.”

Kujtojmë se Ristani nuk ishte në listat e PD-së për deputetë, me argumentin se ishte vendimi i Lulzim Bashës që të qëndronte jashtë. Në një deklaratë të bërë para disa kohësh, ai tha se humbësi duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin që do të arrijë në zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *