E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Apeli: Burg për grupin “Rraja”! Tetë anëtarët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Apeli i Posaçëm ka fundosur grupin kriminal të Rrajave, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 8 anëtarët e organizatës, në mesin e tyre dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi Rraja së bashku me 2 grupe të tjera, kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Në dosjen voluminoze të prokurorisë janë dokumentuar të paktën tre episode trafiku nga vitet 2020-2021 që arrijnë deri në 2.4 ton kanabis dhe kokainë.

Reklamë

Rasti i parë në dosje i referohet më datë 3 nëntor 2020, gjatë të cilit autoritetet e Malit të zi sekuestruan mbi 1700 kg bimë narkotike marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Episodi i dytë është shënuar më 23 nëntor po të vitit 2020, ku u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen.

Ndërsa episodi i tretë është shënuar në datë 26 janar 2021, ku në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria.

Operacioni u finalizua më 10 dhjetor 2025, ku SPAK goditi disa grupe kriminale. Në total u lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej të cilave u ekzekutuan, konkretisht 7 u kapën ndërsa tre të tjerë ishin në qeli për akuza të tjera. Ishin zbërthimet e aplikacioneve Sky Ecc që ndihmuan SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë