Subscribe

Altin Sulejmani është një ekspert kontabël, i cili këtë muaj është njoftuar për këstin e tatimit të fitimit që duhet të paguajë, në funksion të ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Gjatë një interviste për emisionin E-ZONE, Sulejmani thotë se kësti mujor i përllogaritur nga administrata tatimore është 85 % më i lartë, sipas përllogaritjeve që ai vet ka bërë. Kjo shifër sipas tij është jashtë çdo imagjinate dhe ka ardhur nga pasaktësia e kalkulimeve.

“Mua më erdhi njoftimi dhe më ka dalë një këst prej 131.171 mijë lekë në muaj. Është një shifër për të mos qëndruar indiferentë.  U ula dhe bëra kalkulimet e mia dhe më rezultoi se kësti ka ardhur 85 % më i lartë. Ky nuk quhet gabim”, sqaroi Sulejmani.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij kjo shumë ka ardhur për dy arsye.

“Së pari administrata tatimore e ka ndarë detyrimin për 9 këste dhe jo për 12 sikundër e parashikon ligji. Së dyti në këtë kalkulim tatimet nuk kanë marrë në konsideratë zbritjen e shpenzimeve me 30% sikundër e parashikon ligji. Vet tatimet njoftojnë që çdo paqartësi ta apelojnë në drejtoritë rajonale. Ndërkohë tatimet duhet të kërkojnë ndjesë për këtë kakofoni që kanë shkaktuar”, tha Sulejmani në E-ZONE. 

Rreth 30 mijë biznese, pjesë e profesioneve të lira, si fotograf, kontabilistë, avokat, noter, dentist, mjekë, inxhinierë, etj janë surprizuar këtë muaj me këstet që duhet të paguajnë tatim fitimit. Qeveria ka vendosur që të gjithë ata që kanë fitim vjetor 14 milion lekë do të tatohet me 15%,  ndërsa ata mbi 14 milion lekë në vit do të tatohen me 23%./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *