Subscribe

Furnizuesi i tregut të lirë, pjesë e OSHEE grup zhvilloi këtë të hënë ankandin e radhës për blerjen e energjisë, pas shpalljes së emergjencës kombëtare në këtë sektor.

Nevojat janë për një sasi prej 44 mijë mëh, por në ankand u sigurua më pak se 50 % e nevojave, rreth 19.400 mëh. Çmimi mesatar i siguruar në treg për periudhën 13-17 tetor arriti në 258 euro me megavat, ndërsa për javën e parë të tetorit çmimi ishte 233 euro, çka tregon për tendencën vijuese të shtrenjtimit të energjisë në bursë.

Më vonëe gjatë ditës ankandi u hap sërish për të siguruar të gjithë energjinë e nevojshme. Por kjo nuk u bë e mundur, pasi nuk kishte energji. Në total, në dy ankande u siguruan gjithsej rreth 25 mije megavat me cmim mesatar 258 euro, ose 6.4 milione euro.

Ankandi zhvillohet përmes një platforme ku marrin pjesë kompani vendase dhe të huaja të cilat ofrojnë çmimin e këtij produkti sipas çmimeve te bursës.

Procedura e ankandit para se të hapet nis me nevojat që mbulon korporata elektroenergjitike si dhe HEC-et e vogla dhe më pas llogaritet sasia e nevojshme për furnizimin e klientëve fundor.

Qeveria vendosi emergjencë kombëtare në këtë sektor, duke i alokuar deri në fund të këtij viti OSHEE-së një shumë prej 100 mln euro për sigurimin e energjisë së nevojshme nga importi.

Ndërkohë që KESH, OSHEE dhe OST kanë pezulluar planet e tyre të investimeve deri në 15 prill të viti që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *