Subscribe

-Anija e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, mëngjesin e sotëm ka identifikuar një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

 

Ekuipazhi i anijes “Oriku”, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, Frontex.

 

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.

 

Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, rezultuan se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë. 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës.

 

Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO-s në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i tretë i Forcës Detare shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *