E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anglezi, kampionati më i fortë në Europë, Kukësi i pari nga shqiptaret

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Sadio Mane of Liverpool shoots past Ederson of Manchester City as John Stones of Manchester City looks on during the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Premier League i ka dhënë fund dominimit 9 vjecar të kampionatit spanjoll si më i forti në të gjithë Europën. Sipas klasifikimit të fundit të publikuar nga Uefa , anglezët kryesojnë listën si liga më e mirë, duke marrë kështu  për herë të parë që nga viti 2012 kryesimin.

Sipas mediave të huaja , një nga arsyet kryesore të këtij klasifikimi është suksesi i klubeve angleze në arenën europiane. Chelsea barazoi 1-1 ndaj Real Madrid , në takimin e parë të vlefshëm për gjysmënfianlen e Champions League ,City fitoi përballë gjigandëve të Parisit ndërsa  Manchester United siguroi dje një sukses mëse të merituar në Europa League ndaj Romës  që i dha pikët e mjaftueshëm anglezëve për të kapërcyer gjigandët e spanjës.

Kështu në renditjen zyrtare , Premier League  pozicionohet e para me koeficientin 99 ndjekur nga  Spanja, Italia dhe Gjermania. Sa i përket kampionatit shqiptar , mbetet në vendin e 41 me koficentin 7.250 . Kurse Kosova është ngjitur  në vendin e 48.

Ndërkaq Uefa ka publikuar dhe klasifikimin për skuadrat më të forta në Europë ku kampionët e Gjermanisë,  Bayern Mynihut vijojnë  të ruajnë  fronin në vendin e parë, ndjekur nga Real Madrid dhe Manchester City që ka një ngjitje në renditje krahasuar me listën e vjetër.

Ndërkaq nga Shqipëria renditet i pari Kukësi në  vendin e 194 , pas tij Partizani dhe më pas Laci e Skënderbeu. Ndërsa Teuta dhe Tirana klasifikohen në vendin e 338 me pikë të barabarta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë