E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Anglezet si Pëllumb Pipero: Futbolli të rinisë por me ndeshje më pak se 90 minuta

Në një kohë që Premier League po pret që qeveria ti jape ok-in përfundimtar rinisjes së futbollit në Britani, grupe të ndryshme interesi në futbollin ishullor sjellin propozime të ndryshme mbi formulën e zhvillimit të pjesës së mbetur të sezonit.

Presidenti i shoqatës së lojtarëve zbuloi disa nga këto propozime.

Reklamë

“ Për momentin nuk dimë shumë mbi të ardhmen e futbollit. Ka disa propozime për rinisjen. Ka disa ide sesi mund ta bëjmë më të lehtë dhe të adoptueshme me kete gjendje edhe rinisjen e sezonit. Dikush ka propozuar që të bëhen më shumë zëvëndësime, dikush propozon që ndeshjet të luhen në fushë neutral, dhe të tjerë propozojnë që të shkurtohen pjeset e ndeshjeve. Megjithatë me shumë se cdo gjë tjetër, ka rëndësi siguria dhe shendeti I lojtarëv, u shpreh Gordon Taylor për BBC.

Eshte interesant fakti qe nje propozim per shkurtimin e minutazhit te ndeshjeve ne rinisjen e kampionateve, e dha para pak ditesh edhe mjeku i njohur Pellumb Pipero. Eksperti infeksionist u shpreh pro rinisjes se Superiores por duke deklaruar se duhet para mundesia qe ndeshjet te mos jene 90 minuta, por me pak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë