E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Analiza e PD për zgjedhjet/ Drejtuesit politikë përplasen me Bardhin: S’pasqyron realitetin

Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur analizën e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka hartuar një dokument për rezultatin e zgjedhjeve, ku bie në sy se, sipas tij, Partia Demokratike ka arritur pothuaj rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009.

 

Sipas këtij dokumenti, qarqet që kanë dalë më mirë në zgjedhje janë Kukësi, Dibra dhe Elbasani.

 

Por, dokumenti i hartuar nga Bardhi është kundërshtuar që në fillim të mbledhjes.

 

Dy nënkryetarët e partisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë kërkuar që dokumenti i analizës të ndryshohet se nuk përputhet me realitetin.

 

“Në raport Bardhi thotë që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive. Unë kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate dhe kam fituar 5 mandate”, u shpreh Spaho.

 

Nga ana tjetër, Edi Paloka e quan jorealiste pasyrimin e konkluzioneve, ndërsa ka kërkuar ndryshimin e dokumentit.

 

“Analiza nuk është realiste dhe nuk pasqyron atë që drejtuesit politikë kanë shkruar në raportet e tyre. Nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar, dokumenti duhet të ndryshojë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë