Subscribe

Shtatori do të rikthejë debatet mbi draftin e amnistisë fiskale. Qeveria duket e vendosur për të miratuar nismën, edhe pse institucionet ndërkombëtare, në veçanti Bashkimi Europian, është kundër. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se ligji do të shkojë në parlament në shtator, ndërsa do të reflektohen shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët.

 

Kemi diskutuar me gjithe aktorët  brenda dhe jashtë me qellim reflektimin në ligj për meraqet që ata kanë dhe drafti që do të prezantohet në qeveri do të marrë të gjitha komentet e tyre. Ky është një projekligj I rëndësishëm që vjen në një moment krize, kemi problematika në financim, nuk jemi në situatë stabël  ekonomike dhe  nevoja për likuiditet është në rritje, jo vetëm për buxhetin por edhe ekonomia ka neovjë për injektim kapitali- thotë ministrja.

 

Sipas ministres dy janë qëllimet e ligjit, të ulë informalitetin dhe të shtojë fluksin e parave në ekonomi në këtë kohë krize.

 

Mirkuptimi dhe rakordimi janë bërë duke analizuar draftin duke analizuar meraqet që kanë ndërkombëtarët, pa prekur qëllimin e ligjit. Qëllimi është të ulim informalitetin të injektojmë kapital në një moment krize. Do të dërgohet në shtator pranë parlamentit dhe kalon me shumicë të cilësuar-sqaroi Ibrahimaj

 

Kundërshtimi i grupeve të interesit dhe i ndërkombëtarëve është se kjo nisëm mund të sjellë legalizimin e parave që vijnë nga aktivitete të paligjshme, pasi mbetet e vështirë verifikimi i burimit të të ardhurave.

 

Mbetet ende e paqartë se si do të bindë qeveria, stukuarat e BE-së për këtë shqetësim, pikërisht në një kohë kur kemi hapur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *