Subscribe

Partia Demokratike nuk e mbështet amnistinë fiskale e cila për kreun e saj Sali Berisha krijon kuadrin ligjor për një proces gjigand të pastrimit të parave.

 

 

Gjatë një deklarate për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se  me amnistinë po kriminalizon ekonominë shqiptare dhe po i del kundër faktorit ndërkombëtar, i cili nuk e mbështet këtë iniciativë.

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.”

 

 

Në kushtet kur mazhoranca nuk i ka votat e nevojshme për të miratuar këtë amnisti fiskale e penale, Berisha u bëri apel deputetëve të votojnë kundër saj.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.”

 

 

 

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht kritikave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, qeveria do ta miratojë amnistinë fiskale, pasi ajo iu vjen në ndihmë të gjithë shqiptarëve që kanë punuar dhe kursyer para jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *