E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

AMF nis Javën Globale të Investitorit, pjesë përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave të tregjeve

Në kuadër të Javës Globale të Investitorit, këtë të hënë është zhvilluar një takim informues mes Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ku në fokus ka qenë e përfshirjes së bizneseve në tregun e kapitalit.

 

Reklamë

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi në fjalën e tij në këtë takim është shprehur se është e rëndësishme përfshirja e  bizneseve në tregun e kapitalit, si një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të siguruar financime, por edhe për të kontribuar direkt në rritjen ekonomike të vendit.

 

Reklamë

“Aktualisht, raporti i huave kredituar ndaj depozitave në sektorin bankar është poshtë nivelit 50%, që nënkupton se thellimi i tregut financiar nëpërmjet zhvillimit të tregut të kapitalit është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit. Thellimi i sektorit financiar do të kontribuojë jo vetëm në angazhimin e burimeve të pashfrytëzuara drejt sektorëve të ekonomisë reale, por edhe rritjen e alternativave të financimit dhe reduktimin e kostove për biznesin në tërësi”.

 

Përfaqësues të biznesit thanë se instrumentet e tregut të kapitalit janë sot një domosdoshmëri, në mënyrë që biznesi shqiptar të jetë sa më konkurrues në epokën e globalizmit.

 

Java Globale e Investitorit zhvillohet në datat 30 shtator – 6 tetor, dhe pjesë e saj janë të gjitha vendet që aderojnë pranë Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO), me aktivitete me karakter ndërgjegjësues dhe informues në lidhje me tregun e kapitalit, fondet e investimeve dhe pensionet private.

Vazhdo të lexosh

Reklamë