E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadorja Kim: Rajoni duhet të gjejë zgjidhje për sigurinë energjetike

Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme në një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe në BE.

 

Reklamë

Gjat fjalës së saj, kryediplomatja amerikane u shpreh se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Pushtimi rusi i Ukrainës, sipas saj, ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë.

 

“SHBA dhe Evropa po përballem me sfida të reja, shpresojmë që diskutimet e sotme të adresojnë probleme reale. Rajon duhet të gjejë zgjidhje krijuese së bashku për të gjetur rrugë për sigurinë energjetikë dhe klimatike. Kjo është një arsye pse u ndërtua Gazsjellësi Trans Adriatik. I lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Kjo është arsye se pse SHBA janë në një partnerit të ngushtë me Shqipërinë në projektin LNG Vlorës . Më kujtojmë dita e ftohtë e shkurtit 2020 kur iu bashkuam ministres Balluku në diskutimin e LNG për rajonin. Dy vjet më pas ne po shohim  një projekt  të zhvilluar për të sjellë furnizime me gaz në Evropë përmes Shqipërisë dhe gazsjellësit Trans Adriatik.”

Më shumë video

Reklamë