Subscribe

Pas takimit që zhvilloi me kryebashkiaken e Shkodrës, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se disa persona po ushtrojnë presion ndaj punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj, ka ardhur momenti që SPAK të funksionojë plotësisht.

Ajo kërkoi nga palët politike që të bashkëpunojnë për kauza të rëndësishme dhe të heqin dorë nga përçarjet, ndërsa nënvizoi se deri në fund të këtij viti duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

“Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional. Ne kemi parë disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre dhe madje po intimidojnë prokurorët e gjyqtarët. Ka ardhur koha që t’u qëndrojmë fort këtyre personave. Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për t’u ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis”, tha kryediplomatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *