Subscribe

Në një kohë kur opozita është më e vendosur të vijijë protestat deri në rrëzimin e qeverisë Rama, Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt  tregon përojekjet e faktorit ndërkombëtar për nisjen e dialogut mes palëve.

 

Pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”  diplomati i lartë u shpreh se po tentohet në çdo formë që palët të gjejnë një zgjidhje.

 

“Po kërkojmë dhe po nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje, nxisim dialogun dhe një kërkim të përbashkët për problemet me të cilat po përballet vendi.  Por eshtë e pamundur për mua që të tregoj dhe të shikoj të ardhmen.”

 

Sa i përket akuzave për vjedhjen e votave ne zgjedhjet parlamentare të 2017, ambasadori i OSBE preferoi të përgjigjej shkurt.

 

“Të gjitha partitë që kanë përfaqësues në komisionin qendror të zgjedhjeve i kanë njohur zgjedhjet e viti 2017.”

 

Ambasadori i OSBE Bernard Borchartd vlerësoi diskutimin që pati me studentet, të cilët sipas tij ishin të shqetësuar për situatën politike dhe atë ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *