E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasadori i SHBA: Pavarësisht situatave emergjente kombëtare, OSBE vijoi të mbështeste reformat

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco do të paraqiste këtë të enjte raportin vjetor në Këshillin e Përhershëm. Mirëpo, raporti nuk bëhet publik sipas rregullave të OSBE-së.

Ambasadori i SHBA në OSBE, James S. Gilmore III argumenton se mirëpret kohën e duhur për publikimin e raportit dhe shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe nxitjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“Përkundër një klime të tensionuar politike të brendshme dhe 2 situatave emergjente kombëtare, OSBE vazhdoi të mbështeste reformat e vazhdueshme të drejtësisë dhe atë të zgjedhore të Shqipërisë dhe ndihmoi në nxitjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin njerëzor”, thuhet në reagimin e Misionit tëSHBA në OSBE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë