E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadori i BE: Urojmë që protesta e të entjes të mos ketë dhunë

Ambasadori BE, Luigi Soreca dhe ambasadorja gjermane Suzane Schütz zhvilluan paraditen e kësaj të mërkure një takim me kreun demokrat Lulzim Basha.

 

Takimi u zhvillua në selinë blu ndërsa mësohet se në fokus të diskutimeve ishte protesta e të enjtes dhe djegia e mandateve nga ana e opozitës.

 

Reklamë

Në përfundim të takimit, ambasadori Soreca dhe pse nuk dha detaje nga takimit theksoi se është shumë e rëndësishme që të entjen të mos ketë dhunë.

 

Ai tha se po flitet me të gjitha palët me qëllim që të evitohet situata e vështirë politike që ka kapur vendin.

 

“Eshte e rendesishme te flasesh, ne po flasim me te gjithe palet. Neser eshte nje dite e rendesishme, shpresoj te mos kete dhune”

 

Më shumë video

Reklamë