Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka theksuar se reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Përmes një deklarate, Luigi Soreca, është shprehur se partitë politike duhet të punojnë së bashku për reformën zgjedhore dhe se ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfundojnë para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

“Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *