E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasada italiane uron kryepolicin: Të vendosur për të luftuar çdo lloj forme të kriminalitetit

Ambasda e Italisë në Shqipëria ka uruar Gledis Nanon për detyrën e re si Drejtor i Përgjigjthshëm i Policisë së Shtetit, post që mbahej më herët nga Ardi Veliu.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, selia diplomatike shprehu vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

 

Reklamë

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit.”

 

Ceremonia e kalimit të detyrës nga drejtori i dorëhequr Ardi Veliu te Gledis Nano u zhvillua paraditen e kësaj të enjtje në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Ai u shpreh se Nano do të ketë një detyrë të vështirë, por nuk harroi të falënderonte Veliun për punën dhe arritjet e deritanishme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë