Alibeaj në mbledhjen e grupit: Sot s’do të marrim asnjë vendim për “Presidentin”. Refuzoj çdo tentativë për përçarjen e partisë!

 

Vijojnë diskutimet dhe debatet ga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD-së, i thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj. Ai ka theksuar se kjo mbledhje është informuese sa i takon zhvillimeve që ndodhën në Konferencën e Kryetarëve, ku u diskutua për presidentin e ri.

 

Alibeaj tha se ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, duke shtuar se gjate ketij muaji kanë berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin.

 

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit.

 

Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës.

 

Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *