E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alibeaj: Krimi nuk ka më frikë, policia e zënë me arrestime politike

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku një person I pafajshëm humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Alibeaj akuzon qeverinë se se nuk po e lufton në krimin dhe se po bën vetëm arrestime politike.

 

Reklamë

Alibeaj shprehet se krimi ka fituar imunitet dhe se nuk ka më frikë.

 

“Nje qytetar u vra sot ne Kavaje, ndersa ishte duke blere buke. Ne mes te qytetit, ne mes te dites, perplasjet me arme terrorizojne qytetaret. Krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij! Policia eshte e zene me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti ne shqiperi. Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasalliut. Sherim te shpejte te plagosurve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë