Subscribe

Pak orë pasi siguroi fitoren ne zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti ka folur ekskluzivisht për Vizion Plus në intervistën e parë post zgjedhje për një medie shqiptare.

 

Lideri i Vetevendosje i ka rrëfyer gazetares Olta Blaceri në mënyrë të përmbledhur objektivat kryesore si kryeminister i të nesërmes, kuptohet pasi të ketë finalizuar marrëveshjen me Vjosa Osmanin e LDK.

 

Albin Kurti tha gjithastu për gazetaren e Vizion Plus se si fillim do të shkurtojë qeverinë, maksimumi në 12 ose 13 ministri e po ashtu do të ketë përgjysmim të zv/ministrave.

 

Në aspektin ekonomik, lideri i Vetevendosje tha se  ndermarrjet private do ti shpetojme likujdimi apo falimentimi.

 

Ai premtoi se qeveria e re do beje banken zhvillimore per te ulur interesat dhe do te angazhohet maksimalisht per te luftuar oligarket dhe korrupsionin.

 

Kurti premtoj në fjalën e tij për Vizion Plus se ekonomia do te lidhet me arsimin.

 

Kemi mbi 20 mije universitetin por nuk gjejne dot pune. Do kemi skeme punesimi te garantuar. Asnje shtepi qe vuan per buke nuk do te qendroje se paku pa nje te punesuar, u shpreh Kurti per Vizion Plus.

 

Ai u zotua edhe per investime te reja te rendesishme ne infrastrukture, duke u ndalur konkretisht tek lidhja me nje rruge te re e moderne e Prizrenit me Tetoven apo edhe rruge te tjera te reja.

 

Njeriu qe pritet te jete kryeministri i ri i Kosoves tha se qeveria e re do ti jape hov integrimit, pasi eshte projekti i Vetevendosje, por sipas tij  pa harruar Shqiperine, pasi jemi nje komb dhe dy shtete.

 

Albin Kurti u ndal edhe tek raportet e ardhshme me Serbinë.

 

Te huajt kane folur me shume per korrupsionin endemik. Do bashkepunoj me ndërkombëtaret edhe per gjeopolitiken dhe per ekonomine.

 

Ne raport me Serbine nuk eshte shtruar drejt problemi. Serbia na ka borxh. Kemi te vrare, te humbur, të deportuar. Na kane plackitur depozitat, pasurine kulturore. Nuk kemi patur qeveri qe tia kerkoje borxhin Serbise.

 

Më pas në bisedën me gazetaren Olta Blaceri, lideri i Vetëvendosje u ndal edhe tek marrëdheniet me Tiranën zyrtare, aty ku gjithashtu i ka idetë shumë të qarta.

 

 

Duam nje komision te perbashket per shkallen e zbatimit te 50 marreveshjeve. Duam institucine te perbashketa mes dy vendeve tona, që mund të realizohet nga një akademi, sic bënë Gjermanitë dikur bashkë.Dua gjithashtu nje komision te perbashket mes dy vendeve per politiken e jashtme, sigurine dhe burimet natyrore tonat. Do angazhohem per një regjister te perbashket per bizneset, tha Kurti ekskluvisht per Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *