E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarmi/ “Vendet e varfra pa vaksinë, i blenë të pasurit”

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura  të ndihmojnë në shpërndarjen e vaksinave anticovid tek vendet e varfra. Kreu i organizatës Tedros Ghebreyesus, tha në një videokonferencë në Gjenevë se shtetet duhet të rishikojnë planet për vaksinimin e fëmijëve dhe të dhurojnë vaksina në programin COVAX.

 

Reklamë

TEDROS GHEBREYESUS

KREU I OBSH-së

Reklamë

 

“Në një pjesë të vogël të vendeve të pasura, të cilat blenë shumicën e furnizimit me vaksina, po vaksinohen grupe me rrezik më të ulët. Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina COVAX”

 

Shumë shtete nuk kanë arritur të sigurojnë as vaksinat për personelin shëndetësor.

 

“Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina Covid-19 nuk ka qenë i mjaftueshëm për të imunizuar edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, ndërsa spitalet po përmbyten me njerëz që kanë nevojë për kujdesje urgjente”

 

COVAX është një skemë e ndarjes së vaksinave e udhëhequr nga OBSH e cila synon të vaksinojë 20 përqind të popullsisë në 92 vendet anëtare me të ardhura të ulëta dhe të mesme para fundit të vitit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë