E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alarm në lumin Mat, shtetasi nga Rrubiku zhduket në ujë gjatë peshkimit

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e sotme në lumin Mat, në afërsi të Rrublikës. Rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se shoku i tij, D. Q., është zhdukur në ujë gjatë një aktiviteti peshkimi.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi D. Q. ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërkohë që ekipi i polumbarëve të RENEA-s është angazhuar për kërkimin në ujë të shtetasit të zhdukur.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Policia njofton se operacioni i kërkimit do të vijojë pa ndërprerje, deri në gjetjen e shtetasit të zhdukur.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë