E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohet për vrasjen e shokut, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga burgu i Fierit: Hapi një vrimë në mur me mjete rrethanore

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.

Drejtoria e Burgjeve sqaron se Selmanaj ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë me ndihmën e një tubi metalik.

Reklamë

Forcat e sigurisë reaguan menjëherë, duke bërë lokalizimin dhe ndalimin e tij, ndërsa mësohet se gjatë kapjes ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Deklarata e Drejtorisë së Burgjeve 

Reklamë

“Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.”

Bledar Selmanaj akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Xhuljan Bullari, ngjarje e ndodhur më 20 gusht 2021 në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.

Nga hetimet rezulton se viktima dhe autori kishin njohje të mëparshme. Shkak për ekzekutimin dyshohet të jenë bërë konfliktet e drogës. Xhuljan Bullari së bashku me Bledar Selmanaj, ishin nisur së bashku nga Tirana drejt Vlorës për çështje që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë rrugës ata dyshohet se debatuan për një borxh që viktima i kishte autorit dhe që çoi në përshkallëzim e konfliktit. Në debat e sipër agresori hapi zjarr brenda në automjet duke e lënë të vdekur në vend te riun.

Ndaj Selmanajt rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë