Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 48-vjeçarin nga Golemi, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.

Seanca për vlerësimin e masës është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe u drejtua nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku.

Gjatë seancës, i akuzuari me iniciale B.R. nuk ka pranuar se ka kryer aktin për të cilin akuzohet nga vajza.

I dyshuari mbrohej nga avokati Ilia Ilia, ndërsa prokurore ishte Oltiana Çifliku.

Pasi janë dëgjuar palët, gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg”.

Pas përfundimit të kësajseance , me të njëjtat palë, u zhvillua një seancë civile, pasi vajza e mitur ka kërkuar nga gjyqtarja që të pajiset me urdhër mbrojtje nga babai i saj. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *