E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat për “Shtëpinë e Verdhë”/ Basha i përgjigjet Ramës: Po bën zëdhënësin e Beogradit

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat, Lulzim Basha.

Teksa Rama i kërkoi që të përgjigjej për dosjen e Dick Marty për ‘Shtëpinë e Verdhë’, kreu i demokratëve shkruan se Rama po luan rolin e zëdhënësit të Beogradit.

Reklamë

Për Bashën, kryeministri është përgjegjës për jetët e humbura si pasojë e koronavirusit.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë