Liderit të Opozitës Lulzim Basha i ka ardhur në ndihmë kryetari i komunës së Mitrovicës në debatin më të fundit në skenën politike për rolin e kreut të Pd në Kosovë pas luftës.

Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës i ka cilësuar shpifje deklaratat e ditëve të fundit për videon e masakrës së Krushës apo rolin e Bashës në hetimin e “shtëpisë së verdhë”, duke vlerësuar qëndrimet e kreut të PD në mbështetje të Kosovës

 

AGIM BAHTIRI

KRYETAR I KOMUNES SE MITROVICES

 

“U bëj apel të gjithë politikanëve në të dy anët e kufirit të bashkohemi si një trup. Kosova në një situatë të vështirë. Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Domosdoshmëri për një përgjigje të unifikuar të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar.”

 

Gjatë javëve të fundit skena politike shqiptare është përfshirë në debatin se çfarë roli ka pasur lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë periudhës që ka punuar në Kosovë, debat që është ndezur edhe për shkak të iniciativës së partisë socialiste për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që ka në fokus zbardhjen e të vërtetës për akuzat e ngritura nga Dick Marty.

Vetë Basha ka hedhur poshtë çdo pretendim se ai ka pasur ndonjëherë në dorë kasetën e masakrës së Krushës apo se ka pasur ndonjë rol në hetimin e akuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *