E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aktorja shqiptare shpallet më e mira në festivalin e filmit “Nashville 2017”

Mbrëmjen e së shtunës është mbajtur Festivali i Filmit “Nashville 2017”, në të cilin kanë marrë pjesë aktorë e regjisorë të njohur nga e gjithë bota. Që prej vitit 1969, ky event bën bashkë emrat më të njohur të kinematografisë dhe vlerëson punën e tyre nga viti në vit.

 

Reklamë

 

Festivali ka nisur më 20 prill dhe u mbyll mbrëmjen e së shtunës, kur u ndanë çmimet për secilën nga kategoritë. Çmimin e madh të jurisë e ka fituar “Some Freaks”, një film i cili flet për një histori dashurie mes një vajze dhe një djali të verbër. Aktorja kryesore, Lily Mae Harrington, ka marrë çmimin si aktorja më e mirë. Çmimin si aktori më i mirë mashkull e ka marrë, Pytor Skvortsov, për rolin e tij në filmin “The Student”. Mes emrave të fituesve ka qenë edhe një shqiptare. Bëhet fjalë për Suela Bakon, e cila është vlerësuar si aktorja më e mirë në kategorinë e “Graveyard”. Bako ka marrë këtë çmim për interpretimin e rolit të saj në filmin “Bloodlands”, një film i zhanrit horror që është xhiruar në Shqipëri në vitin 2014, raporton Blitz.al.

 

 

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë, shtatzënë e cila dhunohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë. E dëbuar dhe e lënduar, kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hak për vuajtjet që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore të filmit, ku kësaj familjeje i duhet të përballet me mallkimet e shtrigës.

 

 

Padyshim ky është një vlerësim i madh për Suela Bakon, bashkëshorten e aktorit të mirënjohur Romir Zalla, e cila ka një karrierë të gjatë në regji dhe aktrim. Ne jemi shumë krenarë që një tjetër shqiptare vlerësohet jashtë kufijve, sidomos nga një event prestigjioz siç është edhe Festivali i Filmit Nashville, SHBA.

 

 

Graveyard Competition

 

 

Grand jury prize winner: “A Closer Walk With Thee,” regjia ngaJohn C. Clark and Brie Williams

Honorable mention: “Birdboy: The Forgotten Children,” regjia Pedro Rivero and Alberto Vazquez

Best actress: Suela Bako, “Bloodlands”

Best actor: A.J. Knight; “A Closer Walk With Thee”

Vazhdo të lexosh

Reklamë