E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aktorja e serialit “Safir” në një marrëdhënie të re romantike? Ja foto-ja që po bën xhiron e rrjetit

Aktorja e dashur për publikun, Özge Yağız, pas thashethemeve për ndarjen nga aktori Burak Berkay Akgül, duket se ka gjetur një romancë të re.

Një foto e publikuar nga vetë aktorja në rrjetet sociale ka ngritur shumë polemika për një lidhje të mundshme mes Yağız dhe partnerit të saj të ri në një film, Halit Özgür Sarı.

Reklamë

Aktorja publikoi një foto të një filxhani, ku shkruhej fraza “Vidi Vidi Etma”, duke mos përmendur asnjë emër, por duke lënë hapësirë për interpretime. Postimi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe pse aktorja nuk mohoi dhe as konfirmoi zërat për një lidhje me Halit Özgür Sarı, gjesti i saj u interpretua nga mediat turke si një reagim i koduar ndaj thashethemeve, duke shtuar kuriozitetin rreth raportit të tyre.

Reklamë

Mos vallë romanca nuk ka mbetur vetëm në film?

Özge Yağız është komentuar gjatë për ndarjen nga Burak Berkay Akgül, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të serialit “Safir”.

Seriali “Safir” transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:15 në Vizon Plus. Ky serial turk, i nominuar për International Emmy, rrëfen dashuri të ndaluar, sakrifica dhe konflikte familjare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë