E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Vendi

Aktorët, pjesë e nismës së Bashkisë

45 peme mimoze iu shtuan parkut te liqenit artificial te Tiranës. Këtë herë nismës se bashkisë iu bashkuan aktorët. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se pemët i japin parkut më shumë gjelbërim dhe qytetit më shumë frymëmarrje.

 

 “U jam shumë mirënjohës sot të gjithë artistëve, atyre që janë ikonë e skenës shqiptare, por edhe artistëve të rinj, gjithë trupës së shfaqjes “Nata Dymbëdhjetë” të Teatrit të Metropolit, pedagogë e studentë të Arteve, që na u bashkuan sot për të mbjellë 45 mimoza në Parkun e Liqenit. Është shumë e rëndësishme t’i kthejmë natyrës atë që dëmtohet. Ngricat e vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë. Skena e madhe është skena e qytetit dhe kur sillemi të gjithë si profesionistë të rolit, pra si qytetarë të cilët ndjejnë, kuptojnë, angazhohen, marrin përsipër qoftë edhe gjëra të vogla si mbjellja e një peme, japim një mesazh fantastik në këto kohë të trazuara, ku kemi më shumë nevojë për gjërat që na bashkojnë se për gjërat që na përçajnë”, tha Veliaj.

 

Reklamë

Veliaj u dha lajmin e mire aktoreve se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit.

 

“Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!”

 

Bashkia e Tiranës beson se deri ne 21 mars kur shënohet dita botërore e pyjeve do te jene mbjelle 100 mije peme si pjese e projektit te pyllit orbital.

Më shumë video

Reklamë