Subscribe

Tonelata te tera me qese, shishe te hedhura, kartonë dhe mbeturina te llojeve te ndryshme, janë mbledhur ketë te premte gjate aksionit kombëtar te pastrimit.

 

Punonjës te administratës, pushtetit lokal dhe nxënës shkollash janë shpërndare ne zona te ndryshme per pastrimin e territorit. Me kritik ndaj ndotjes janë me te vegjlit, te cilët nuk fshehin habinë dhe as lodhjen gjate aksionit.

 

Rreth 160 mije  persona janë angazhuar ne te gjithë venin per pastrimin e territorit. Ky aksion tregon ministri i mjedisit Blendi Klosi nuk përfundon sot.

 

Kreu i mjedisit kërkon ndërgjegjësimin e qytetareve  jo vetëm per mbajtjen pastër te ambientit, por dhe raportimin nga zonat ku verifikojnë ndotje. Kësaj here përmes nje mënyre edhe me te shpejte.

 

Aksioni i nisur ne 24 nëntor do te vijoje deri ne çeljen e  sezonit turistik per t’i gjetur zonat bregdetare dhe ato turistike te pastra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *