Qyteti i Korçës merret si model i pastrimit si në ambjente private edhe publike, por ende ka probleme të ndërgjegjësimit në këtë aspekt sidomos te moshat më të reja.

 

Apeli për mbajtjen pa ndotje të mjediseve publike erdhi në ditën ndërkombëtare të pastrimit nga bashkia Korçë. Të shtunën u organizua një aksion me karakter sensibilizues në dy zona periferike; ato te ish vilat dhe ish fajanca. Dy grupe pune të bashkisë, punonjës administrate të Drejtorisë   Rajonale të Trasportit Rrugor dhe qytetarë morën pjesë në këtë aksion mjedisor.

 

‘Fatkeqësisht pastrimi apo ndotja e terreneve publike mbetet ende një problem i madh për bashkinë Korçë’ pohoi kryebashkiaku Sotiraq Filo.

 

Ai shtoi se ka ende banorë si në qytet edhe fshatrave që ndotin si pa të keq hapësirat publike.

 

Në drejtim të pastrimit mungon ndërgjegjësimi I njerëzve prandaj bashkia aksionin e saj e ka parë me rëndësi për sensibilizimin e sa më shumë qytetarëve të moshave të ndryshme.

 

“’Do të doja që këtij aksioni ti ishin bashkuar nxënësit e shkollave sepse ata në rast se rriten me ndjenjën e një mjedisi të ndotur e kanë të vështirë të ndryshojnë më pas” tha kryebashkiaku Filo.

 

Sensibilizimi sipas tij duhet të përfshijë të gjitha moshat, por veçanërisht fëmijët e të rinjtë që duke u mësuar të mbajnë pastër kopshtet e shkollat do shfaqin qajse pozitive edhe në ambjentet publike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *