E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti në bulevard, lëndohet drejtuesi i motorit dhe i biçikletës

Një aksident la të plagosur lehtë dy persona pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Bulevard fare pranë ministrisë së brendshme ku një motor përplasi një biçikletë.

 

Nga aksidenti mbetën të lënduar drejtuesi i motorit dhe ai i biçikletës të cilët u transportuan në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje shkak i aksidenti u bë lëvizja me shpejtësi e drejtuesit të motorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë