E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti me vdekje në aksin Korçë – Pogradec, arrestohet shoferi

Gerand Çuka, shoferi që përplasi për vdekje këmbësorin Frederik Balliu në aksin “Korçë – Pogradec” është arrestuar nga policia.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 shkurt).

Goditja ka qenë aq e fortë sa këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë – Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh