E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti aksit Berat–Poliçan, makina bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat e mitura

Një aksident është regjistruar përgjatë aksit nacional Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop të Njësisë Administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Një automjet tip “Toyota”, me targa AB 446 CB, që udhëtonte nga Berati në drejtim të Poliçanit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, babai dhe dy vajzat e tij. Shtetasi E. Sh., 40 vjeç, së bashku me dy vajzat 14 dhe 9 vjeçe, janë transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë këqyrjen e zonës për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë