Një aksident fatmirësisht pa pasoja është regjistruar mëngjesin e së premtes në autostradën Fushë Kruje-Milot. Një makinë tip Reno me drejtues Pal Dedaj 27 vjeç  ka përplasur dhe e ka marrë përpara mbi 500 metra një person që po udhëtonte në këmbë duke i shkaktuar plagë të rënda, i plagosuri quhet Kole Shkreta nga fshati Derven i Krujës. I plagosuri ka mbetur i shtrirë në rrugë pa ndjenja dhe i mbuluar në gjak prej më shumë se 1 orë.
Policia ka ndaluar autorin e aksidentit, ndërsa i plagosuri është dërguar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, në Tiranë.  Ndërkohë dëshmitarët thanë se edhe ambulanca erdhi me vonese
Edhe Policia e pranon si një shqetësim konkret mungesën e autoambulancës, aq më tepër në një aks rrugor me qarkullim të madh dhe aksidente të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *