Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Dy punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë plagosur pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *