Vendi
Aksident në Rrugën e Kombit, 4 anëtarë të një familjeje mbeten të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, anëtarë të një familjeje nga Kosova.
Reklamë
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




