E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Lushnje, plagoset rëndë shoferi 30-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës këtë të premte.

Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Reklamë

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë