E shtunë, 24 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Lezhë.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mabë, ku një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet I. B. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Z. B., rreth 69 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit ka rezultuar se i dëmtuari drejtonte motomjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë