E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, lëndohen burrë e grua

Burrë e grua kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Thumanë- Lezhë.

Sipas policisë, rreth orës 22:00, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh