E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Këlcyrë, makina përplaset me motorin, një i lënduar

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30, në hyrje të qytetit të Këlcyrës.

Reklamë

Automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë