E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Fier/ Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 56-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 56-vjeçar pas një aksidenti automobilistik.

 

 

Burri përplasi me automjetin e tij një 92-vjeçar në aksin Fier-Levan.

Reklamë

 

 

I moshuari u dërgua fillimisht në spital por ndërroi jetë disa orë më vonë.

 

 

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë