Vendi
Aksident në Devoll, mjeti me 3 të rinj përmbyset dhe shpërthen në flakë

Pasditen e djeshme në aksin rrugor Hocisht – Grace në Devoll nje drejtues ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në rrugë.
Bashkë me të udhëtonin e dy djem të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime.
Reklamë
Kanë qenë udhëtarët e rastit ata që kanë ndihmuar djemtë të dalin në kohë pasi makina ka marrë flakë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Ka qenë reagimi i shpejtë i forcave zjarrfikëse të Bashkisë Devoll ato që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve ndersa 3 të rinjtë kanë dalë nga spitali dhe ndodhen në gjendje stabel.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë



