E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident në bypass-in e Lushnjës, makina përplas 43-vjeçarin me biçikletë

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, në zonën e bypass-it të qytetit.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Benz” me targa AA607 HX ka përplasur shtetasin Odisa Petro, 43 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar menjëherë drejt Spitali i Lushnjës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 43-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të biçikletës, i cili ka dalë në karrexhatën ku po lëvizte automjeti. Edhe pse drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë, nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë