Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, 83-vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 83-vjeçari Gj. N., ndërkohë që drejtuesi i mjetit tjetër, me shtetësi franceze, P. L., 67 vjeç, është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Bëhet me dije se fillimisht 83-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi:
Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.




